Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë "fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar"

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, në seancën gjyqësore që po mbahet për ish-krerët e UÇK-së, tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar disa herë në Hagë, sipas tyre, fshehurazi, për të dhënë intervistë për ZPS-në.

Whiting tha se Thaçi kishte deklaruar se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte funksione deri në nëntor të vitit 1998.

Po ashtu, sipas prokurorit, Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave.

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë ai.

Ndryshe, të katër ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika