Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar në komunën e Lipjanit.
Sipas njoftimit, qëllimi i autorizimit është të merren veprimet hetimore të nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, si dhe të zyrtarëve të tjerë kompetentë të komunës, që mund të kenë kontribuar direkt ose indirekt në pasojat e këtij rasti.
“Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete”, thuhet nga Prokuroria.
Prokuroria thekson se do të ndjekë me kujdes çdo kryerës të mundshëm të veprave penale, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e fëmijëve, si një kategori e ndjeshme e shoqërisë.
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti nuk është në dijeni pse u kthyen fëmijët te familja në vitin 2023