Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik për nisjen e hetimeve lidhur me parregullsi të dyshuara në njehësorët elektrikë të kompanisë KEDS.
Dyshohet se këta njehësorë nuk matnin saktë energjinë elektrike të konsumuar nga qytetarët.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se mund të ketë ndodhur vepra penale e “Mashtrimit”. Për këtë arsye, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, duke përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it, për sigurimin dhe grumbullimin e provave shtesë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehësorët elektrikë të KEDS-it, ekziston dyshimi se këta njehësorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.
