Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë ky hetim do të bëhet në kuadër të kompetencave të saj ligjore që është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, njofton Dukagjini.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që në Komunën e Malishevës, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit, thuhet në njoftim.