Prokuroria e Gjilanit sqaron opinionin për të kaluarën penale të Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me një sqarim publik lidhur me raportimet mbi të kaluarën penale të të dyshuarit Mefail Shkodra, duke bërë të ditur se nga viti 2000 deri më sot janë proceduar gjithsej pesë raste penale ndaj tij.

Sipas njoftimit, në katër prej këtyre rasteve janë ngritur aktakuza përmes lëndëve me numrat PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014 dhe PP.I.154/17, ndërsa rasti me numrin PP.II.913/2023 është zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit.

Në të njëjtin njoftim, Prokuroria ka theksuar se për të dyshuarit Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra nuk ka pasur asnjë rast të proceduar në cilësinë e të dyshuarve.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika