Prokuroria kërkon paraburgim për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

Prokuroria Themelore në Prizren ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e paraburgimit për pronarin e lokalit “Kobra” dhe pesë të tjerët, të dyshuar për vrasjen e V.C, të martën në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerët, të dyshuar për vrasjen e V.C, të martën në Prizren.

Siç mëson RTV Dukagjini, seanca për caktim të masës së sigurisë është paralajmëruar të fillojë në orën 10:30.

Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndryshe, të martën e 3 janarit një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës.

Sherri dyshohet se nisi për shkak të një fature, kurse gjuajtjes me armë i parapriu një rrahje mes të dyja palëve. Dibran Hoxha dhe pesë persona të tjerë për orë të tëra janë marrë në pyetje në stacionin e Policisë në Prizren.

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë në lokalin “Kobra City”

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika