Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të intervistojë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Sipas njoftimit, intervistimi po bëhet në kuadër të hetimeve për dyshime lidhur me manipulimin e numërimit të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra dhe po vazhdojnë hetimet.
Përveç Prizrenit, Malishevës hetime po kryhen edhe në Ferizaj, Pejë dhe Drenas.