Prokuroria nis procedurë penale për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se sot (e premte), në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person mashkull ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ku ka urdhëruar fillimin e veprimeve të menjëhershme hetimore.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga të dhënat e para, mësohet se krahas viktimës, një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka konfirmuar se ajo është trajtuar dhe gjendja e saj nuk paraqet rrezik për jetën. “Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, ka deklaruar Syla.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika