Prokuroria parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri infermiereve

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë konfirmuar për RTV Dukagjini, se kërkesa për masën e paraburgimit është dërguar në Gjykatë

Ilustrim





Pas publikimit të videoincizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarve, Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten e tre nëntorit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tri infermiereve që dyshohen për sulm fizik ndaj së moshuarës.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për RTV Dukagjini, se kërkesa për masën e paraburgimit është dërguar në Gjykatë.

Në lidhje me këtë rast, gjatë ditës, janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe infermieren e cila shihet në video teksa ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së moshuar.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, familjarët e së moshuarës kanë shkuar në vendin ku qëndronte viktima dhe e kanë tërhequr atë nga ajo qendër.

Ndërkaq, familjarët e së moshuarës kanë thënë se kanë vërejtur shenja dhune në fytyrën e saj, por që nuk kanë dyshuar se ato mund të kenë qenë të shkaktuara nga punëtorët e qendrës, të cilët e kishin për obligim të kujdeseshin për të.

Lidhur me rastin ka pasur reagime të shumta nga liderë shtetërorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar disa orë para pamjeve që tregonin një grua teksa goditej nga një infermiere në një qendër për të moshuar.

Kurti i ka cilësuar si të tmerrshme pamjet e publikuara në media. Ai ka thënë se me të marrë vesh lajmin, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar ai.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka thënë se akti i së mërkurës ndaj së moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, akt të cilin Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm.

Përmes një deklarate, Zyra e Presidentes ka ftuar organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë. Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit”, ka shkruar Presidenca.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika