Prokuroria Speciale- Simiç dhe Peroviq nuk janë nën hetime për sulmin në Banjskë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka sqaruar se as deputeti Slavko Simiq dhe as kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq, nuk janë nën hetime lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Në një përgjigje për Kallxo.com, nga kjo prokurori është bërë e ditur se asnjëri prej tyre nuk figuron si i dyshuar dhe se hetimet po zhvillohen në mënyrë profesionale, mbi bazën e provave dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm në çdo rast, duke shmangur çdo formë keqinformimi apo supozimesh që nuk mbështeten në fakte të verifikuara”, thuhet në reagimin e institucionit, të lëshuar më 27 shtator 2025.

Ndryshe, më 24 shtator u shënuan dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i udhëhequr nga Millan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës. Si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti dhe u lëndua një tjetër. Ky akt u dënua ashpër nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilat kërkuan që autorët të përballen me drejtësinë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika