Prokuroria u bën thirrje të lënduarve nga rasti në “Bon Vivant” të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë thirrje për të gjithë të lënduarit nga përleshja me armë në "Bon Vivant" më 4 gusht 2023 që të paraqiten për hetim në Policinë e Kosovës ose në zyrat e Prokurorisë brenda 15 ditëve të ardhshme

Pamje pas përleshjes së armatosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar lëndime trupore në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten para Policisë së Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

Po ashtu, thuhet se afati për paraqitje është brenda 15 ditëve që nga dalja e këtij njoftimi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditësh kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.

Më katër gusht, gjatë përleshjes me armë zjarri në “Bon Vivant”, ka mbetur i vdekur një person derisa ishin lënduar rreth 20 të tjerë.

I vdekur kishte mbetur 39-vjeçari, Kastriot Ramadani.

Sipas Prokurorisë, i ndjeri Kastriot Ramadani, kur e kishte vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, e kishte nxjerrë armën e zjarrit nga brezi. Pastaj njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj, i cili ende është në arrati.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani e ka goditur me shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, derisa ky i fundit pastaj me armë zjarri kishte shkrepur në drejtim të tij.

Edhe Ramadani kishte gjuajtur me armë zjarri dhe, po ashtu, edhe Nikollaj gjuan në drejtim të Pajazitit.

Nga kjo ngjarje kishin mbetur të plagosur Andi Pajaziti e Hisni Gecaj, ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.

Po ashtu, ndaj Pajazitit janë ngritur dy aktakuza, një e datës 17 shtator 2019 dhe një tjetër e 24 qershorit 2021.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika