Pronari i kompanisë që s’ua solli mallin e paguar ishte në Prishtinë, Ridvan Muharremi kërkoi nga MINT-i që t’i shkojnë në hotel

“Pronari i kompanisë që s’ua solli mallin e paguar ishte në Prishtinë, Ridvani kërkoi nga MINT-i që t’i shkojnë në hotel”

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit të arrestuar nën dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se klienti i tij i ka bërë me dije Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se pronari i kompanisë polake, të cili kanë bërë pagesën (për vaj dhe sheqer) dhe nuk ua ka sjellë mallin është duke qëndruar në Prishtinë.

Më tej avokati ka thënë se Ridvani iu ka kërkuar që të shkojnë në hotelin ku pronari polak po qëndronte me organet kompetente dhe ta marrin të pyetje.

“Zotëri Ridvan, se ky pronari polaku ka kuptuar ishte në Prishtinë dhe është duke fjetur në hotel Prishtina ka shku i ka thirr të ministrisë, ju ka thënë ‘ju lutem shkoni se pronari mallit, shitësi, të cilit ja keni bërë pagesën ndodhet në hotel Prishtina. Unë si qytetar nuk guxoj me shku, merrni organet e ndjekjes merrni policinë e shkoni, nëse është nevoja edhe arrestojeni. Mos e lëshoni pa e ditë arsyen dhe shkakun.’ Dhe Ridvani thyese se ata nuk akne shpreh gatishmëri më bë ketë. Me tre persona ka fol me Lipovicën, Garën dhe nganjëherë Kushtrimi”, ka thënë Halimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika