Propozohet që zgjedhjet në veri të shtyhen për 19 ose 26 mars

Në takimin e presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike është propozuar që afati për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të shtyhet për 19 ose 26 mars

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Gjatë kësaj të shtune ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet komunale në komunat veriore të vendit.

Në këtë takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, ndërsa sipas burimeve të Telegrafit është propozuar që zgjedhjet të mbahen më 19 ose 26 mars.

Vendimi për shtyrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve nuk është marrë, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.

Në takimin me presidenten Osmani janë duke marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur se është pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri.

Ndërsa këshilltari i presidentes Osmani, Besim Kupina ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike është ende duke  vazhduar.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika