Protesta e ditës së djeshme e thirrur nga opozita e Shqipërisë e cila zgjati më shumë se 4 orë u shoqërua edhe me arrestime.
46 persona janë arrestuar nga policia për aktet e dhunshme të kryera gjatë ditës së djeshme.
Kujtojmë se përplasjet mes policisë dhe protestuesve nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, kur mbështetësit filluat të hidhnin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.
Ato vijuan edhe para Kuvendit, aty ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’./TCH