Pse Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së sipas Aida Dërgutit?

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar zgjedhjen e re të kryesisë së partisë në pushtet (Lëvizja Vetëvendosje)

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti





Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka thënë se mungesa e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, në strukturat e reja të VV-së, nuk mund të të arsyetohet me faktin se është ministër dhe është i ngarkuar me punë.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Dërguti ka komentuar zgjedhjen e re të kryesisë së partisë në pushtet.

Ajo ka theksuar se prej një Lëvizje “e cila e fillon rrugëtimin si revulocionare dhe në momentin e përfshirjes së zgjedhjeve fillon e bëhet reformatore, në momentin kur është në pushtet shihet qartazi tendencat e kthimit kah konzervatorizmit, sepse ky është qëllimi që të mbahet pushteti, fillon e bëhet konzervator”.

“Meqë po përmendet emri i Liburnit, kinse për punën e korrupsionit, mendoj që kjo është një ide e paqëndrueshme pse nuk është përfshirë në kryesi. Po të jetë ashtu do të duhej të fillonte spastrimi që nga shefja e grupit parlamentar e deri te ambasadori Martin Berishaj që e mbron me fanatizëm kryeministri aktual”, ka thënë Dërguti.

“Nuk mund të përdoret si arsye as fakti që është ministër dhe është i ngarkaur me punë, sepse ka edhe të tjerë që janë ministra.Më shumë më duket interesante futja e Hajrulla Çeku.  Nuk është as shefja e grupit parlamentar, e kemi një minimizim të rolit të grupit parlamentar përbrenda kryesisë”, shtoi ajo.

Po ashtu, Dërguti ka përmendur edhe emra të tjerë të personave që janë pjesë e rëndësishme e kësaj partie, emrat e të cilëve nuk gjenden në listën e kryesisë së re.

“Janë tri deputete, por nuk i shohim disa deputetë si Sali Zyba, që kanë qenë që nga fillimi dhe mund të them se ka qenë pjesë e bërthamës udhëheqëse bashkë me Liburnin, Hysenin e Glaukun. Është interesante fakti që Glauku bëhet nënkryetar. Zakonisht kryeministri aktual nënkryetarë i ka zgjedhur rivalët apo armiqtë potencialë. Ata të cilët i ka parë potencialisht si rivalë i ka marrë në pozitën e nënkryetarit, i pari ka qenë Shpendi”, ka thënë ajo.

Lëvizja Vetëvendosje të dielën e 23 tetorit ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku edhe ka zgjedhur kryesinë e cila do ta udhëheqë organizatën në katër vitet e ardhshme.

Emrat e përzgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje janë: Glauk Konjufca, nënkryetar i parë, Mrika Limani Myrtaj, nënkryetare e dytë, Alim Rama, sekretar organizativ, Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Boiken Abazi, zv. kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Dejona Mihaili, koordinatore e Komiteteve, Hajrulla Çeku, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Arlind Manxhuka, drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika