Pse nuk po lirohet çmimi i bukës – flet furrtari Nusret Çollaku

Nusret Çollaku, furrtar, ka shpjeguar se rritja e çmimit të bukës varet nga shumë faktorë, përfshirë rritjen e çmimit të drunjve dhe të rrymës. Ai gjithashtu theksoi se nëse buka shitet më lirë në vende të tjera, ajo ka më pak gramë

Furrtari, Nusret Çollaku në lidhje direkte në emisionin "Rreth e Rrotull"

Ndonëse çmimi i miellit ka rënë, furrtari, Nusret Çollaku ka thënë se rritja e çmimit të bukës varet nga shumë faktorë, duke filluar nga rritja e çmimit të drunjve, të rrymës dhe problematikave të tjera.

“Çmimi i bukës në rajonin e Ferizajt është 50 centë, rënie të çmimit të miellit ka pasur, por jo shumë, kështu që ende kemi vazhduar me këtë çmim, pasi ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e çmimit të bukës, si drunjtë, rryma etj”, ka thënë Çollaku.

Në emisionin më të ri “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Çollaku ka thënë se edhe nëse shitet më lirë buka në vende të tjera, atëherë ka gramë më pak ajo bukë që shitet.

“Në 50 centë, nën 500 gramë nuk lejohet të shitet. Në vende të tjera, nëse shitet më lirë, edhe gramë ka më pak. Në furrë tonë e bëjmë 600 gr brumë që të ketë sigurt mbi 500 gr kur të pjeket buka”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika