Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, fitoi ndaj Strasbourgut me rezultat 2:1 në udhëtim.
Fitoren për Parisin e vendosi Nuno Mendes, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 81-të.
Golin e parë për PSG-në e realizoi Senny Mayulu në minutën e 22-të, ndërsa golin e vetëm për Strasbourg shënoi Guela Doue në minutën e 27-të.
Me këtë fitore, PSG-ja është ngritur në vendin e parë në tabelë me 48 pikë, dy më shumë se Lensi, që ndodhet në vendin e dytë.