Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi shumë shpejt në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së UEFA Champions League ndaj Bayern Munich.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 3-të, kur Ousmane Dembele përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe dërgoi topin në rrjetë për 1:0 (4:6).
Asistimin për këtë gol e dha Khvicha Kvaratskhelia.
Kjo ndeshje zhvillohet pas përballjes së parë në Paris, e cila përfundoi me fitoren dramatike të PSG-së 5:4, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim në finale.