Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore bindëse të shtunën mbrëma, duke mposhtur Le Havren me rezultatin 3:0 në ndeshjen e javës së 13-të të Ligue 1.
Kang-In Lee dha golin e parë në minutën e 29-të.
Golin e dytë për PSG-në e shënoi Joao Neves në minutën e 65-të, ndërsa Bradley Barcola vulosi rezultatin final 3:0 në minutën e 87-të, me asistimin e Khvicha Kvaratskhelias.
Pas këtij suksesi, Paris Saint-Germain kryeson ende tabelën me 30 pikë, ndërsa Le Havre renditet i 12-ti me 14 pikë.