PSG mposht Tottenhamin me pesë gola

Tetë gola u shënuan gjithsej të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, ku Paris Saint-Germaini triumfoi 5:3 ndaj Tottenham Hotspur në xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Tottenhami kaloi dy herë në epërsi me golat e Richarlisonit dhe Randal Kolo Muanit, i cili realizoi edhe golin e tretë për mysafirët. Megjithatë, PSG-ja reagoi fuqishëm dhe shënoi pesë gola për të siguruar fitoren.

Vitinha shënoi “hat-trick”, ndërsa Fabian Ruiz dhe Wilian Pacho shtuan nga një gol për kampionët në fuqi të Evropës.

Ndeshja nuk kaloi pa polemika, pasi Lucas Hernandez u përjashtua nga PSG-ja me karton të kuq për goditje me bërryl.

Pas këtij rezultati, PSG-ja renditet e dyta në grup me 12 pikë, ndërsa Tottenhami mbetet me tetë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika