Ndeshja gjysmëfinale e Botërorit për Klube mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit është shtyrë për 10 minuta, me përballjen që do të zhvillohet në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.
Ndeshja e cila pritej të fillonte në orar, është shtyrë për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur pranë stadiumit.
Dy nga klubet më të mëdha të Evropës takohen në një përballje gjigantësh, pasi të dyja kanë eliminuar skuadra gjermane në çerekfinale.
PSG arriti të mposhtë Bayern Munichun me rezultat 2-0, edhe pse mbeti me nëntë lojtarë, ndërsa Real Madridi, tashmë nën drejtimin e Xabi Alonsos, kaloi me vështirësi Borussia Dortmundin pas një drame në fund të ndeshjes.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Chelsean në finalen e madhe.