Psikoterapia në fokus në Librarinë Dukagjini

Të hënën, me fillim nga ora 19:00, në ambientet e Librarisë Dukagjini, në Prishtina Mall, do të mbahet një event informues kushtuar psikoterapisë dhe rolit të saj në mirëqenien mendore.

Së bashku me Fitim Ukën, ekspertin e fushës, do të trajtohen disa nga pyetjet më të rëndësishme që lidhen me psikoterapinë: Çfarë është në të vërtetë psikoterapia? Si funksionon ajo? Cilat sfida emocionale dhe psikologjike mund të trajtohen përmes saj? Cili është destinacioni final i procesit terapeutik dhe a është e mundur arritja e kohezionit të brendshëm përmes këtij procesi?

Eventi synon të ofrojë një pasqyrë të qartë, profesionale dhe të kuptueshme për publikun e gjerë, duke sqaruar mitet dhe paqartësitë që shpesh e shoqërojnë këtë fushë. Përmes një diskutimi të hapur dhe reflektues, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, si dhe ndikimin që psikoterapia mund të ketë në zhvillimin personal dhe në arritjen e një ekuilibri të brendshëm më të qëndrueshëm.

Në përmbyllje të mbrëmjes do të festohet diplomimi i gjeneratës së tretë të psikoterapistëve të Kohezionit të Brendshëm: Venera Mehmeti Syla, Artë Dulaj, Orhidea Reka, Ardianë Hetemi, Erolinda Hajrullahu, Margarita Berb, Erza Ibrahimi, Ylber Nimani dhe Erestina Uka.

Organizatorët ftojnë studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet informues dhe njëkohësisht festiv, duke u bërë pjesë e një diskutimi të rëndësishëm mbi psikoterapinë dhe mirëqenien emocionale.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika