Publikohet kalkulatori që tregon subvencionimin e rrymës

Të mërkurën e 26 tetorit, është bërë publike vegëza, në të cilën, mund të shihet vlera e subvencionuar e energjisë elektrike

Ilustrim





Qytetarët e Kosovës, tashmë, mund ta shohin se sa është shuma e subvencionuar në faturat e tyre të energjisë elektrike.

Të mërkurën e 26 tetorit, Qeveria ka publikuar një vegëz, në të cilën, mund të shihet vlera e subvencionuar.

Më 20 shtator të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte bërë të ditur se në mbledhjen e 97-të të Qeverisë, janë ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët.

Kjo me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe gjashtë milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka dhënë disa propozime në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike në vend.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se AAK-ja e konsideron jetike fokusin e politikave të shtetit në investime strategjike për energji, dhe se përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë me tri veprime të sakta dhe të drejtpërdrejta.

“Ndërtimi i një termocentrali të ri, rikthimi i termocentraleve duhet të stimulohet dhe të subvencionohet energjia alternative, ajo me erë, solare dhe hidrocentralet e vogla, për të cilat, duhet të ketë analizë të saktë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se AAK-ja ka nisur procesin e konsultimit publik me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe procesin e tryezave me argumentimin se pse Kosova duhet të ketë investime në energji.

Ndërsa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Tahiri ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje finale.

Ndërkaq, për vizitën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, ai ka thënë se edhe një herë është theksuar se mbështetja amerikane për Kosovën vazhdon.

Ndërsa, deputeti, Pal Lekaj, ka thënë se edhe çështja e energjisë në veri duhet të rregullohet.

Lekaj ka thënë se organizmat që kanë kompetenca për energji të veprojnë në veri, dhe se Elektroseveri duhet t’i kryejë obligimet dhe veprimet e nevojshme.

Këtu mund të klikoni për të parë vlerën e subvencionimit





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika