Publikohet lista e emrave që do të zëvendësojnë Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt, lojtar i Juventusit, do të transferohet në Chelsea. Zonja e Vjetër ka publikuar listën e lojëtarëve që do të zëvendësojnë de Ligt, në listë përfshihen: Gleison Bremer, Kalidou Koulibaly, Presnal Kimpembe dhe Gabriel Magalaes

Matthijs de Ligt

Largimi i Matthijs de Ligt nga Juventusi është i pashmangshëm. Ekipi i Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e Ligt dhe Juventusi ka vendosur të shesë lojtarin holandez.

Matthijs de Ligt nga Juventusi do të fitojë së paku 80 milionë euro.

Zonja e Vjetër ka përpiluar listën e lojtarëve që do të zëvendësojnë lojtarin Ligt.

Në krye të listës qëndron Gleison Bremer, i cili pëlqehet nga trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri.

I dyti në listë është anëtari i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Dy emrat e fundit në listë janë futbollistë që nuk kanë luajtur kurrë më parë në Serie A, Presnal Kimpembe dhe Gabriel Magalaes, gjithashtu, pëlqehen nga ekipi i Juventusit.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika