Pula: Bashkimi Evropian nuk ka unitet në vendimmarrje

Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare Shqiprim Pula, Bashkimit Evropian, ka përdorur qasje selektive ndaj Kosovës, pasi Këshilli Evropian nuk i kishte marrë parasysh rekomandimet e rezolutave të Parlamentit Evropian

Shqiprim Pula njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

“Bashkimi Evropian nuk ka unitet në vendimmarrje”, ka thënë Pula, duke shpjeguar se si janë krijuar përshtypjet për BE-në.

Bashkimi Evropian po trajton vetëm tema selektive sipas Pulës.

Shqiprim Pula njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka folur lidhur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas tij, Bashkimi Evropian(BE), kishte përdorur standarde të dyfishta në këtë proces.

Tutje, ai ka thënë se pavarësisht që Parlamenti Evropian kishte miratuar disa rezoluta për t’i hequr Kosovës vizat e këto nuk ishin marrë parasysh nga Këshilli i Ministrave.

ilustrim

Pula kishte ngritur dyshimet në lidhje me arsyet e vërteta përse rekomandimet e PE-së po injorohen edhe se ku qëndron e vërteta.

“Ka shkaktuar një lloj konfuziteti pse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat” ka thënë Pula për RTV Dukagjinin.

Ai ka folur edhe për skepticizmin e liderëve shtetërorë siç janë ai i Francës dhe e Holandës, në raport me liberalizimin e vizave, ku ka thënë se ata po hezitojnë që ky proces të finalizohet.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika