Punëtorët e RTK-së kërkojnë shkarkimin e kryetarit të bordit për gjuhën denigruese dhe përbuzjen e profesionistëve

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës ka njoftuar se 361 punëtorë të RTK-së kanë shprehur mbështetjen e tyre rreth një peticioni që kërkon shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini. Punëtorët janë shprehur të indinjuar për gjuhën denigruese dhe përbuzjen që kanë pësuar nga kryetari i Bordit, duke përfshirë ofendime dhe etiketime jotolerante në adresë të tyre

RTK

Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës ka njoftuar se 361 punëtorë të RTK-së i janë përgjigjur pozitivisht peticionit për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Sipas njoftimit, të punësuarit e RTK-së janë të indinjuar thellë me “gjuhën denigruese të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional”.

Po ashtu, thuhet se janë të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe të frikësimit të tyre.

“Përmes këtij peticioni të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini. Nga një kopje e peticionit do të iu dërgohet kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Ndryshe, më 8 shtator, Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, ka kërkuar që kryetari i Bordit, Besnik Boletini, të shkarkohet nga pozita e kryetarit të bordit të RTK-së.

Nga kjo sindikatë, konsiderojnë se Boletini nuk është duke përdorur gjuhën e duhur ndaj punëdhënësve të RTK-së, teksa në takimin e së mërkurës nga sindikata është thënë se Boletini ka deklaruar se “merr informacione që punëtorët shkojnë në punë me pizhame dhe minifunde”.

Ata kërkesën e kishin adresuar tek Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Rrjeti i Grave, Agjencia për Barazi Gjinore, Institucioni i Avokatit të Popullit, OSBE-ja dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Më 6 dhjetor të 2021, Kuvendi i Kosovës kishte zgjedhur tetë anëtarë të bordit të RTK-së.

Për një pozitë të anëtarit të bordit të RTK-së kanë qenë të propozuar nga komisioni ad hoc dy kandidatë.

Anëtarët e zgjedhur ishin: Besnik Boletini, Driton Hetemi, Bekim Sele, Safet Kabashaj, Fatime Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika