Invalidi i luftës së UÇK-së, Arton Hoti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka kritikuar politikanët kosovarë, pasi sipas tij janë bërë “milionerë ndërsa ata që ua sjellën lirinë, veteranët, po mbledhin kanaçe për ti mbajtur familjet.
Dhe këtë pasuri sipas pjesëtarit të UÇK-së, e kanë bërë duke “vjedh”.
“Edhe nuk e tolerojnë njeriun e gjallë me e shkatërrua këtë punën që e kemi ndreq deri këtu. Kjo është e jona. Është shumë hidhur me na shkatërru gjithçka që kemi ndërtu çka kemi ndërtu deri tash. A po e shihni në çfarë tmerri i kanë lënë veteranët, a jeni tu i pa përditë veteranët ty lyp kanaçe nëpër rrugë, që s’kanë bukë më iu jep fëmijëve të vet? Asnjë zë, ndërsa këta dalin jua zënë kah 60 mijë euro, kesh tjetri edhe thotë ‘edhe unë i kam 50 mijë’. Këta janë bërë milionerë duke vjedh, sepse na jua sollëm lirinë. Të gjithë pushtetarët në përgjithësi, u bën milionerë tash kur vjen çështja e personit të veteranit qeshin me neve edhe thonë jo nuk e meritoni”, ka thënë Hoti.