Putin diskuton me zyrtarë të lartë ushtarakë për strategjinë në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar takime me zyrtarët ushtarakë, të cilët mbikëqyrin luftën në Ukrainë, me qëllim që t'i dëgjojë propozimet e tyre lidhur me luftën

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë ushtarakë, të cilët mbikëqyrin luftën në Ukrainë, ku Moska ka shtuar së fundi numrin e bombardimeve, ka thënë të shtunën, Kremlini.

“Të premten, presidenti e ka kaluar gjithë ditën me stafin ushtarak të përfshirë në operacionin special në Ukrainë”, është thënë në deklaratë, duke iu referuar luftës.

Sipas Kremlinit, Putin ka pasur takim me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, si dhe ka mbajtur takime ndaras me komandantët e rajoneve të ndryshme.

“Dua të dëgjoj propozimet tuaja lidhur me aksionet në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme”, është dëgjuar të ketë thënë Putin në televizionin shtetëror.

Të premten, Rusia ka nisur sulme të reja në Ukrainë, duke e dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të këtij shteti.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, teksa temperaturat në këtë shtet veçse janë zero gradë Celsius.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.REL

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika