Putin do ta mirëpresë Xi Jinping në Moskë në një moment kritik

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të udhëtojë për në Moskë për t'u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, vetëm tre ditë pasi Putin u akuzua nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me presidentin kinez Xi Jinping Foto: Reuters

Tri ditë pasi u akuzua nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, do të kërkojë më shumë se kurrë për një shfaqje solidariteti nga homologu i tij kinez, Xi Jinping, kur ta mirëpresë atë në Moskë këtë të hënë.

Putin do të presë që presidenti kinez Xi të tregojë solidaritet kundër hegjemonisë perëndimore, dhe ai do ta paraqesë Kinën si një paqebërëse globale që synon të ndërmjetësojë përfundimin e luftës në Ukrainë.

Xi do të jetë lideri i parë botëror që do t’i shtrëngojë dorën Putinit qëkur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhërarresti për liderin rus të premten, lidhur me depërtimin e fëmijëve ukrainas në Rusi që nga fillimi i luftës, gjë që Moska e kundërshton akuzën.

Rusia do të paraqesë udhëtimin e Xi-t – i pari i tij që nga sigurimi i një mandati të tretë të paprecedentë këtë muaj – si dëshmi se ka një mik të fuqishëm të përgatitur për të qëndruar me të kundër një Perëndimi armiqësor që thotë se po përpiqet ta izolojë dhe ta mposhtë.

Për Xi, vizita do të jetë një litar diplomatik, me Kinën që do të lëshojë një propozim prej 12 pikash për ta zgjidhur krizën e Ukrainës, por në të njëjtën kohë duke i forcuar lidhjet me aleatin e saj, raporton Reuters.

Vizita vjen derisa Kina përpiqet të paraqitet si një ndërmjetës neutral i paqes në Ukrainë, por kjo përpjekje është pritur me skepticizëm në kryeqytetet perëndimore, për shkak të partneritetit në rritje të Pekinit me Moskën.

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës – ose ta cilësojë atë si një “pushtim”, në vend të kësaj, duke fajësuar përparimin e NATO-s për provokimin e konfliktit.

Ajo gjithashtu ka ofruar mbështetje diplomatike për Moskën, derisa ka zgjeruar lidhjet tregtare dhe ushtarake me fqinjin e saj verior.

Zyrtarët perëndimorë kanë ngritur gjithashtu shqetësime se Kina mund të konsiderojë t’i japë Rusisë ndihmë vdekjeprurëse ushtarake, një akuzë e mohuar nga Pekini.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika