Putini dhe Erdogani do të takohen javën e ardhshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të presë të hënën liderin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për bisedime në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Më parë këtë javë, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, priti homologun e tij turk për bisedime në Moskë.

Siç raporton AP News, Turqia në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësuan një marrëveshje në korrik të vitit 2022 që i lejoi Ukrainës të transportonte grurë dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi.

Një memorandum i veçantë midis OKB-së dhe Rusisë, i rënë dakord në të njëjtën kohë, u zotua të kapërcejë pengesat për dërgimin e ushqimit dhe plehrave nga Moska në tregjet botërore.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë  nisi në shkurt të vitit të kaluar. Që atëherë, me mijëra kanë humbur jetën dhe me mijëra janë detyruar të shpërngulen.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika