Pyetet se a do të marrë pjesë në protestën kundër Asociacionit, Haxhiu: Kurti bëri zgjedhjen e duhur

Ministrja Haxhiu ka vlerësuar se Republika e Kosovës nuk ka pasur përfaqësim më të dinjitetshëm sesa nga ai që i është bërë nga kryeministri Kurti. Ajo vlerësoi se Kurti ka bërë zgjidhjen e duhur për planin evropian, pjesë e të cilit është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ruajtur me dinjitet interesat e Republikës së Kosovës.

Ndonëse ministrja Haxhiu mbajti një konferencë për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për KPK-në, ajo u pyet se a do të marrë pjesë në protestën e së shtunës kundër Asociacionit.

Në përgjigjen e saj, ajo tha se Kosova nuk ka pasur përfaqësim më të dinjitetshëm ndonjëherë.

“Kosova nuk ka pasur një kryeministër që mbron në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qytetarëve. Asnjëherë më parë nuk ka pasur përfaqësim më të dinjitetshëm të Kosovës, por siç e dini në të kaluarën kur interesat e shteti s’janë përfaqësuar drejt dhe denjësisht. Prandaj, edhe kemi pasë koncensione të shumta, pasojat e të cilave po i vuajmë sot”, ka thënë Haxhiu, gjersa theksoi se kryeministri Kurti ka bërë zgjidhjen e duhur.

Ndër të tjera, ministrja në fjalë tha se nuk konsideron që të jenë cenuar interesat e Kosovës. Ajo pati edhe “një adresë” për ata që mendojnë ndryshe.

“Nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e Republikës së Kosovës, nuk konsiderojmë që po cenohen interesat e qytetarëve. Ata të cilët konsiderojnë i kanë mjetet demokratike, të cilat i njeh edhe Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, protesta e organizuar nga Partia Sociademokrate pritet të nisë në orën 14:00, pasditen e së shtunës. Përpos kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, PSD ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika