Pyjet në cak të prerësve ilegal, para krizës energjetike

Frika për reduktimet e energjisë elektrike dhe çmimet e larta të drunjve, kanë rezultuar me rritjen e prerjes ilegale të pyjeve. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, janë konfiskuar 960 metra kubë dru që ishin prerë jashtëligjshëm, derisa në gjithë vitin e kaluar

Prerja ilegale e pyjeve nuk është fenomen i ri në Kosovë, por është intensifikuar në vitet e fundit.

Sipërfaqe të mëdha, përfundojnë të shpyllëzuara për çdo vit.

Megjithatë, aktiviteti ilegal i prerësve të pyjeve është shtuar, me rritjen e paralajmërimeve për krizë të radhës energjetike dhe thirrjeve që të shmanget energjia elektrike për ngrohje.

Gjithashtu edhe çmimet për metër dru gati janë trefishuar, duke e shndërruar këtë në një biznes të levërdishëm për shumë kë.

Menderes Ibra, Drejtor në Drejtoratin për Menaxhimin me Pyje, përmend se vetëm sasia e drunjve të konfiskuar në gjysmën e parë të këtij viti, është mjaft e lartë.

“Në krahasim do të thosha se në ketë vit brenda 6 mujorit të pare janë konfiskuar gjithsej 960 metra kub dru, kurse në vitin e kaluar komplet vitin e kaluar 1900 metra kubë dru, konfiskime nga njeësitë komunale dhe inspekektoriati”, ka thënë Ibra.

Menderes Ibra, Drejtor në Drejtoratin për Menaxhimin me Pyje

Intensifikimin e aktiviteteve që rezultojnë me shpyllësim, me shumë shqetësim janë duke e përcjellë edhe organizata të si ajo për Mbrojtjen e Mjedisit, Gjethi.

“Konsumimi i masave drurore do të rritet. Ky është një problem që është në vazhdimësi e sipër mirëpo intensiteti sigurisht që do të rritet”, ka thënë Valon Raka, Organizata e Mbrotjes së Mjedisit Gjethi.

Valon Raka, Organizata e Mbrotjes së Mjedisit Gjethi.

Nga 481 mijë hektare siperfaqe me pyje në Kosovë, 62% janë ne pronësi të shtetit dhe 38% prona private, ndërsa përveç prerjes së pakontrolluar, një tjetër sfidë, në veçanti gjatë stinës së verës, janë edhe zjarret, që kanë shkatërruar mijëra hektarë në vitet e fundit.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika