Qalaj: Problemi në Kuvend zgjidhet nëse VV-ja propozon kandidat tjetër

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se bllokada institucionale në Kuvendin e Kosovës mund të marrë fund, nëse partia që ka fituar më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit – një emër që do të ishte i pranueshëm për spektrin e gjerë politik.

“Problemi i Kuvendit mund të zgjidhet në atë moment kur partia që ka fituar më së shumti ulëse të propozojë dikë tjetër, që është i pranueshëm për partitë e tjera”, ka thënë Qalaj, pak para nisjes së vazhdimit të 34-të të seancës konstituive.

Ai shtoi se PDK-ja ka ofruar propozimet e saj dhe po luan një rol konstruktiv për të shmangur, siç tha, një rrezik të madh – zgjedhjen e një kandidati që nuk garanton unitet.

“PDK është duke bërë një punë mjaft të mirë, meqenëse është duke evituar një të keqe të madhe – që një kandidat i papranueshëm dhe që nuk paraqet unitet të bëhet kryetar i Parlamentit”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika