Qehaja emërohet ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së mërkurë, Florian Qehaja u emërua ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i cili është pritur në takim nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu

Florian Qehaja dhe Prindon Sadriu

Florian Qehaja ka pranuar të mërkurën detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar se Qehaja është pritur në takim nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu.

“Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu, edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga z. Sadriu”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ndërsa, ambasadori Qehaja ka falënderuar Sadriun si dhe diplomatët e tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Pritet që ambasadori Qehaja t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale te Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika