Qeveria çanëtarëson anëtarët e SBASHK-ut, thotë se duhet të anëtarësohen sërish përmes E-Kosova

Qeveria e Kosovës ka kërkuar rianëtarësimin e anëtarëve të SBASHK-ut, përmes platformës E-Kosova, pasi të njëjtëve fletanëtarësimet iu bënë të pavlefshme

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës ka çanëtarësuar anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kjo është konfirmuar për Portali Dukagjini, nga anëtarja e Këshillit Grevist nga SBASHK-u, Luljeta Boshnjaku.

“Jo vetëm SBASHK-u por krejt sindikatat, pagesa që bëhet në SBASHK p.sh që e kemi 0.5 për qind që jemi anëtarë të SBASHK-ut, ka shkuar në 0.0”, ka thënë ajo.

Siç ka potencuar Boshnjaku, gjatë periudhës kur mësimdhënësit ishin në grevë, të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut, i është dërguar një njoftim nga Qeveria, që të njëjtit mund të anëtarësohen në platformën E-Kosova.

Kështu, duke i bërë të pavlefshme fletanëtarësimet e mëhershme.

“Qeveria ka dërguar një e-mail sa kemi qenë në grevë, ku thuhet se duhet të anëtarësoheni në E-Kosova përndryshe ato fletat e anëtarësisë që i kemi pasur përmes SBASHK-ut, nuk llogariten më. Duhet përsëri të anëtarëson në E-Kosova nëse duan të anëtarësohen në SBASHK-u”, shtoi ajo.

Këshilli grevist i SBASHK-ut

Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur për Rtv Dukagjinin se, pagat për punëtorët e sektorit publik për muajin shtator, janë ekzekutuar vetëm për ata që nuk kanë qenë pjesë e grevës.

Kryeziu ka thënë se çështja e pagave të grevistëve përcaktohet me ligjin për greva.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë ai.

Diferencime sa i përket procesimit të pagave, ka pasur edhe në sektorët të tjerë. Shërbyesve civilë u ka dalë paga edhe pse ishin pjesë e grevës, kurse mësimdhënësve jo.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i indinjuar me këtë vendim të qeverisë, të cilin e ka quajtur diskriminues e hakmarrës.

“Fatkeqësisht ende nuk janë procesuar në sistemin arsimor, teksa e keqja shtohet se janë procesuar për shërbyesit civilë që ishin në grevë dhe kjo është një segregacion, nuk ka çfarë të dyshohet për tjetër, përveç ndonjë qëllim që vetëm qeveria e di”, ka thënë ai.

Tutje, Jasharaj ka paralajmëruar “situatë të acaruar”, nëse nuk procesohen pagat deri më 5 tetor të këtij viti.

“Uroj që deri në kufirin ligjor më 5 tetor, Qeveria të mos e bëjë edhe këtë goditje, por t’i procesojë pagat, përndryshe do të kemi situatë të acaruar. Edhe mediat e kanë parë se edhe kur u bë pezullimi i grevës, votat pro dhe kundër ishin goxha të përafërta. Nuk është e drejtë të shkelen ligjet dhe të shkelet humaniteti. Nëse bëhet kjo goditje atëherë s’kemi si të mos besojmë se Qeveria i do grevat dhe përplasjet”, ka thënë ai.

Afati ligjor për ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik është më së largu data e pesë tetorit e këtij viti.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika