Qeveria hesht për mostrat e Deharit, e paqartë se si ato u kthyen në IML

Më shumë se një vit pasi që u zhdukën, mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari janë kthyer në mënyrë të paqartë brenda hapësirave të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Që nga nga dje, institucionet përgjegjëse kanë qëndruar të heshtura për këtë rast

Në fund të vitit 2022 në mënyrë të paqartë ishin zhdukur 12 mostra të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Shpjegim për formën se si u zhdukën nuk pati askush atëherë e as tash.

Ashtu siç u zhduken, në mënyrë të mistershme mostrat janë rikthyer në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Këtë ia kanë konfirmuar televizionit Dukagjini burimet brenda IML-së.

Gjatë së premtes, hetues policorë për orë të tëra kanë kryer kontrolle në frigoriferë të IML-së.

Institucioni brenda të cilit funksionon IML-ja, që është Ministria e Drejtësisë nuk është deklaruar fare për këtë zhvillim.

Njëjtë, të paqasshëm kanë qenë edhe drejtuesit e Institutit.

Por, një dyshim që këtë situatë e ka krijuar vet Ministria e Drejtëisë e ka ish-këshilltari për IML-në në këtë ministri, Naim Ramizi.

“Mostrat e Astrit Deharit nuk kanë asnjë vlerë relevante sot. Ato janë mbetje si shumë mbetje tjera që janë në Institut për arsye se mungon ligji për asgjësimin e mostrave që e kalojnë afatin kohor pesë vjeçar. Kjo është lojë dhe Ministria e Drejtësisë ka gisht këtu dhe pikërisht Ministrja Albulena Haxhiu dhe vartësit e saj janë duke e manipulu dhe keqpërdorë këtë situatë”, tha Naim Ramizi, ish-këshilltar në MD.

Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, derisa po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte sulmuar ndërtesën e Kuvendit, bashkë me disa aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.

Për zhdukjen e mostrave të tij kishte njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 8 dhjetor të vitit 2022.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika