Qeveria mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës duke filluar nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite do të jenë shumë pika

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën do të mbajë mbledhjen e radhës.

Siç njofton kryeministria, mbledhja është paraparë të fillojë në orën 11:00, ndërsa në rend dite do të jenë nëntë pika.

  • Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i propozim-vendimit për aprovimin në parim të certifikatave pjesëmarrëse të Republikës së Kosovës në Bankën Zhvillimore Të Këshillit të Evropës dhe pagesën e kapitalit.
  • Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1.3, Mbështetja e Punësimit të Grave dhe Masës 5 – Investimi Në Infrastrukturë dhe Ambient të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
  • Shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në 29 projekte kapitale në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MMPHI-së dhe kryetarët e komunave.
  • Shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “projekteve infrastrukturore” për interes publik në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
  • Shqyrtimi i propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpalljen e zonës së mbrojtur ujore për qëllime strategjike me interes publik të ndërtimit të digës sipas projektit “Hidrosistemi dhe Ibër-Lepenc Faza I” për nevoja të Ministrisë së Mjedisit, brenda zonës në koordinata prej 1 deri 35, Komuna e Shtërpcës.
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për pozitat e (dy) anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurencës.
  • Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile.
  • Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika