Qeveria miraton projektligjin për Shtetësinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, një nismë që synon të sjellë lehtësime të konsiderueshme për qytetarët e diasporës në rikthimin e shtetësisë.

Projektligji u prezantua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili theksoi se kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Sveçla.

Projektligji është miratuar pa asnjë kundërshtim në mbledhjen e Qeverisë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika