Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga muaji nëntor do të hyjë në fuqi rritja për 50 për qind e shtesave për fëmijët.
Këtë njoftim ai e dha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku u diskutua edhe për buxhetin e ri për vitin 2026, i cili arrin në vlerën 4 miliardë euro.
“Kam premtuar se do të ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa të fëmijëve. Nga muaji nëntor shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç e që janë rreth 400 mijë do të rriten për 50 për qind. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj i ka marrë 40 euro, nga muaji ia ardhshëm do të marrë 60 euro. Një nënë me katër fëmijë që këtë muaj i ka marrë 120 euro, muajin e ardhshëm do të marrë 160 euro”.
Kryeministri në detyrë theksoi se ky vendim është pjesë e politikave të qeverisë për mbështetjen e familjeve dhe përmirësimin e standardit të jetesës.
Në të njëjtën mbledhje, Kurti njoftoi edhe për miratimin e projektligjit për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026, i cili përfshin disa masa të reja në politikën financiare të vendit.
Gjithashtu, qeveria në detyrë ka miratua rritjen e pensioneve, me efekt të menjëhershëm duke filluar nga muaji nëntor

