Qeveria miraton tetë vendime në mbledhjen elektronike

Qeveria e Kosovës, të premten ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime, të cilat janë nismë e marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në vende perëndimore

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën janë miratuar tetë vendime.

E që shtatë prej tyre janë miratuar me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të filluar përpjekjen në lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende.

Nga njoftimi zyrtar i Zyrës së Kryeministrit, këto jana vendimet e miratuara nga mbledhja elektronike e Qeverisë së Kosovës:

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Portugalisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Libisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bregut të Fildishtë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna Zubin Potok dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika