Qeveria ndan 3 milionë për rehabilitimin e rrugëve dhe i kërkon presidentes dhënien e autorizimit për kredi

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike të 163-të, në të cilën ka ndarë 3 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve dhe ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja Osmani dhënien e autorizimit për Marrëveshjen e Kredisë

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike dhe ka ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për Marrëveshjen e Kredisë.

“Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike””, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika