Qeveria ndan edhe 5.4 milionë euro për subvencionimin e energjisë

Të martën e 13 dhjetorit, Qeveria e Kosovës ka shtuar edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës ka shtuar edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Kjo se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, të martën e 13 dhjetorit, është miratuar edhe ndarje buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat.

“Bëhet fjalë për masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik dhe studenteve qe nuk kanë marrë shtesat. Ndahen 5.8 milionë euro për këto masa mbështetëse”, ka thënë Murati.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Kosova këtë javë do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Para një viti në takimin vjetor të këshillit në kuadër të marrëveshjes për Stabilizim Asocimit në Bruksel, bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për në BE. Sot në mbledhjen e 112 të qeverisë po bëjmë të ditur se aplikimin për në BE do ta bëjmë këtë javë”, ka deklaruar ai.

Kurti u shpreh se Kosova është radhitet në vendin e parë në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe demokracisë.

“Siç e dini ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor,  që po aplikojmë në BE edhe pse jemi vendi i parë në rajon për nivelin e sundimit të ligjit, lirisë dhe demokracisë, ka ardhur koha që statusin potencial kandidat që na është njohur kohë më parë ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat duke kaluar në një fazë të re me BE-në”, ka deklaruar Kurti.

Hyrja në BE, sipas Kurtit është në  në përputhje me aspiratat e qytetarëve të Kosovës.

“Para një jave në Samitin e BE-së, në Tiranë, në deklaratën e  përbashkët BE bëri thirrje për përshpejtim të anëtarësimit. Aplikimi për në BE në njërën anë është përgjigje ndaj premtimit të BE-së i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga samiti i Selanikut në vitin 2003 por edhe përgjigje direkt endja thirrjes para një jave në samitin e Tiranës”, ka deklaruar ai.

Kurti ritheksoi se krahasuar me vendet e rajonit Kosova është më e përgatitura për anëtarësim në këtë organizatë.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika