Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës janë marrë dy vendime me rëndësi për funksionimin institucional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar, kabineti qeveritar ka miratuar ndarjen e 141,680 eurove, mjete të dedikuara për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). .
Vendimi i dytë i miratuar nga qeveria lidhet me kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, e cila ka kërkuar dhe ka marrë miratimin për kursime dhe ndarje buxhetore brenda institucioneve përkatëse.