Qeveria në detyrë ka zhvilluar një mbledhje elektronike këtë të premte, ku në të u mor vetëm një vendi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, qeveria në detyrë ka ndarë 10 mijë euro si mjete mbështetëse për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për ish-kryekuvendarin Nexhat Dacin, njofton Dukagjini.
“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftim.
