Qeveria për takimin në Bruksel: Pati dallime të mëdha, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi thotë se pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në propozimin e Kosovës dhe kanë kërkuar kohë shtesë, kështu duke lënë që takimi i radhës të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel

Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve ku u diskutua për çështjen e dinarit serb.

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit ka bërë të ditur se ky takim nuk ka qenë as i fundit e as i pari për dinarin, por për t’i trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës brenda rregullores së BQK-së.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për t’i trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së. Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin”, ka deklaruar Bislimi.

Ai ka thënë se Serbia refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licensimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Pas propozimit nga ana e BE-së, Bislimi thotë se pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë, kështu duke lënë që takimi i radhës të mbahet pas dy javëve përsëri në Bruksel.

“Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha. Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si qytetarët serb mund të marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe kanë punuar si avokatët të ‘Postanska Banka’ dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licensimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes i palëve të përfshira”, ka deklaruar Bislimi.

Bislimi tha gjithashtu se pala serbe nuk e pranoi një propozim të “konsoliduar” të Lajçakut, për të cilin “ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtat qytetarëve dhe e respekton rregulloren e Bankës Qendrore”.

“..Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, z. Lajçak ka nxjerrë një propozim nga ana e tij, propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serb në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe respekton në tërësi Rregulloren e BQK-së. Prapë pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë”, ka vijuar ai.

Bislimi tutje ka theksuar se i është bërë e qartë Serbisë se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse ata janë të gatshëm të vijnë me ide për kompromis dhe se në Kosovë nuk ka “Postanska Banka”.

“Ligjërisht në Kosovë, nuk ka ‘Postanska Banka’ dhe një nga principet e dakorduara është zgjidhja të sigurojë legjitimitet në tërësinë e saj, rrjedhimisht diçka që nuk është legjitime nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Mendoj që kjo është bërë e qartë palës serbe dhe gjatë javës së kaluar e sot në mënyrë të qartë edhe nga z. Lajçak”.

 

Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin, pritet edhe një takim

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika