Qeveria shtynë për vitin 2024 miratimin e Kodit Civil

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023. Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit. Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar programin legjislativ për vitin 2023.

Ajo ka bartur për vitin tjetër 21 projektligje të planifikuara për këtë vit, ka tërhequr një projektligj për këtë vit si dhe u ka ndryshuar afatin e miratimit 20 projektligjeve, përderisa ka shtuar edhe dy projektligje për miratim, shkruan BetimipërDrejtësi.

Në mesin e projektligjeve të bartura është edhe ai i Kodit Civil të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk përmendi ndonjë arsyetim të qartë se cilat janë shkaqet e shtyrjes së miratimit të Kodit Civil. Ai tha se për shkak të planifikimit më të mirë duhet shqyrtuar dhe miratuar vitin e ardhshëm 21 projektligjet e shtyra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky vit ashtu si edhe ai paraprak ka shënuar miratimin e një numri rekord projektligjesh pasi që pothuajse çdo fushë e menagjuar nga autoriteti qendror ishte në nevojë të inicimit të reformës që do të siguronte zhvillim dhe mbarësi si për qytetarin e republikës ashtu edhe për institucionet shtetërore”, tha Kurti.

Për herë të parë, Kodi Civil ishte proceduar për miratim në vitin 2022 por që ai nuk ishte miratuar nga ana e Kuvendit të Kosovës me 16 mars 2022. Përkundër sigurimit të kuorumit për këtë projektligj, ai kishte marrë vetëm 28 vota për, ndërsa 29 kundër dhe 4 abstenime. Në seancë ishin të pranishëm edhe 16 deputetë të pranishëm por ata nuk morën pjesë fare në votim. Në procesin e votimit nuk kishte marrë pjesë deputetët e opozitës.

Projektligji ishte kundërshtuar kryesisht nga disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Disa prej tyre kishin përmendur edhe gjuhë jo të përshtatshme, gjuhë të cilën e kishte kritikuar në po të njëjtën seancë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pasi që nuk kishte kaluar projektligji, shtatë muaj më pas, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se shumë shpejt do të ri-procedohet për votim në Kuvendin, Projekt Kodi Civil. Sipas saj, kësaj radhe ky kod do të kalojë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika