Qeveria zvicerane dërgon në parlament marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se këtë të premte është dërguar për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Sipas Ramës, kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit e të tjerë

Foto e postuar në llogarinë e kryeministrit Edi Rma në Facebook

Të premten e 26 gushtit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se qeveria zvicerane  ka dërguar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Rama bënë të ditur se Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, Delina Ibrahimaj.

“Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve”, thuhet në postimin e kryeministrit Rama.

Rama ka përfunduar duke thënë se miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika