QKMF në Fushë Kosovë – në kolaps

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Fushë Kosovë, është duke u përballur me mungesë të stafit mjekësor. Në këtë qendër që brenda dite kërkojnë trajtim mbi 500 pacientë, janë vetëm 13 mjekë. Shkaku i mungesës së personelit shëndetësor, QMF-të, e disa fshatrave janë mbyllur

QKMF në Fushë Kosovë

Kërkesa është e gjatë për të marrë trajtim, por numri i personelit është i mangët.

Është kjo Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Ndonëse një komunë me mbi 60 mijë banorë, janë vetëm 13 mjekë për të kryer shërbimet mjekësore që ky numër i banorëve kërkon.

Vetëm brenda ditës kërkojnë trajtim afër 500 pacientë, thotë kryeshefi i kësaj qendre, Mustafë Gashi.

“Momentalisht jemi vetëm 13 mjekë. Ky numër është larg numrit normal dhe vështirëson punën tonë”, ka thënë Mustafë Gashi – Kryeshef i QKMF-së në Fushë Kosovë.

Mustafë Gashi – Kryeshef i QKMF-së në Fushë Kosovë

Gjendjen edhe më të rënduar në këtë qendër e bën ardhja e pacientëve nga fshatrat përreth.

Shkaku i mungesës së personelit shëndetësor disa qendra në fshatrat e Fushë Kosovës janë mbyllur.

“Atje tash është përuruar një ambulant e re por shkaku i stafit punon vetëm tri ditë në javë”, ka thënë Arlind Imeri – banor.

Arlind Imeri – banor.

Puna, kësaj qendre iu vështirësua në fillim të këtij viti kur iu është ndërprerë kontrata e punës 45 profesionistëve shëndetësorë.

E njëjta ndodhi dhe me një kontratë, e cila nuk është vazhduar ende ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Caritas Kosova.

“Kemi bërë një marrëveshje me Caritas Kosova deri në këtë vit dhe shkaku i ankesave, lënda është në prokurim publik dhe deri sa të përfundojë ne s’mund të ndërrmarim asgjë”, ka thënë Mimoza Shala-Kolshi-Drejtoreshë e Shëndetësisë në Fushë Kosovë.

Mimoza Shala-Kolshi-Drejtoreshë e Shëndetësisë në Fushë Kosovë.

Bllokada që është bërë dhe mosvazhdimi i kontratave të mjekëve që u punësuan në kohë pandemie, u bë shkas që Komuna e Fushë Kosovës të mbyll dy qendra të Mjekësisë Familjare në dy fshatra.

Derisa personeli aktual shëndetësor në këtë komunë ka anuluara edhe ditët e pushimit vjetor.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika