QKUK pa sigurim fizik që nga 21 qershori – procedura e re e tenderimit përfundon në Apel në OSHP

Që nga mesnata e 21 qershorit, objektet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë mbetur pa sigurim fizik, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte vendosur t’ia shkëpusë kontratën kompanisë që kishte fituar tenderin për sigurimin fizik të QKUK-së.

Edhe pse ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, kishte paralajmëruar një kontratë të re sigurimi, procedura për caktimin e operatorit të ri është pezulluar sot për shkak të ankesave të kompanive pjesëmarrëse në tender.

Sipas udhëheqjes së QKUK-së, ankesat e operatorëve ekonomikë e kanë dërguar lëndën në Apel në OSHP. Për më tepër, Hajdari kishte kërkuar anulimin e procesit të prokurimit, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur për shkak të kufizimeve teknike në sistemin e prokurimit publik.

“Ju njoftojmë se bazuar në informatat nga Zyra e Prokurimit në QKUK, lënda është proceduar në Apel në OShP, meqë ka pasur ankesa nga disa operatorë ekonomik.

Sipas po të njëjtës Zyrë, moduli elektronik për kontrata të negociuara, nuk ka mundësi anulimi në sistemin e prokurimit publik, edhe pse kjo është kërkuar nga ud. drejtori i QKUK, andaj lënda është dërguar në Apel në OShP” kanë thënë nga zyra e drejtorit të QKUK-së.

Në përpjekje për të shmangur vonesat e mëtejshme dhe problemet me sigurimin e objekteve, Hajdari ka kërkuar që procedurat në të ardhmen të menaxhohen nga niveli qendror i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

“Në të njëjtën kohë, u.d. drejtori i QKUK, ka kërkuar nga drejtori i ShSKUK, që tash e tutje procedurat e sigurimit fizik të objekteve të udhëhiqen nga Divizioni i Prokurimit në ShSKUK” kanë shtuar nga zyra e ud. drejtorit të QKUK-së, në një përgjigje për Portalin Dukagjini.com.

Në mungesë të sigurimit privat, objektet e QKUK-së aktualisht po mbrohen nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht, sipas marrëveshjeve me Policinë e Kosovës, për punë sekondare, objektet në QKUK sigurohen nga policë të Policisë së Kosovës” thuhet në sqarimin zyrtar.

Ndërkohë, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar protesta dhe akuza për zvarritje të qëllimshme të procesit të tenderimit.

“Lidhur me tenderin e shpallur për punëtorët e sigurimit fizik në QKUK, ju njoftojmë se as sot nuk u shpall fituesi i këtij tenderi, nga QKUK kemi informacione se kemi probleme teknike por sipas informacioneve tona këtu nuk ka probleme teknike, faktori njeri është problemi. Qëllimisht po bëhet zvarritja me qëllim të favorizimeve të kompanive të caktuara. Të hënën nga ora 11 punëtorët do të tubohen para drejtorisë së administratës dhe do të merret vendim për hapat e mëtutjeshëm. Pagat e punëtorëve për muajin qershor duhet të jenë komplet pasi që kjo gjendje nuk ka ardh si shkas i punëtorëve” thuhet në reagimin e sindikatës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika