QKUK pajiset me aparaturë të re, pacientët s’do të udhëtojnë më në shtetet tjera për këtë shërbim

Sot Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET, e cila do të mundësojë që pacientët të mos udhëtojnë në shtetet tjera për këtë shërbim. Pasiqë, kjo paisje është e para në rajon, e njëjta do të shërbejë edhe për qytetarët e rajonit

Gjatë kësaj të premteje, Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET.

Pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera, pasi të njëjtin shërbim do ta marrin në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë e ka cilësuar si “rilindje për sektorin e shëndetësisë”.

“Sot është një ditë e sukseseve të jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë. Kjo ditë është një mundësi që t’i festojmë partneritetet tona që dëshmojnë ndikimin e solidaritetit njerëzor. Ne sot shënojmë së bashku një moment historik pasi përurojmë pajisjen mjekësore SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore”, ka thënë Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Foto: EO

E para e vendit ka deklaruar se kjo do të jetë pajisja e vetme në rajon, e cila do të ofrojë shërbime edhe për qytetarët e rajonit.

“Kjo teknologji e avancuar nuk është thjeshtë një aparaturë shtesë por një rilindje për sektorin shëndetësor, duke ofruar mundësi trajtimi që deri më tani qytetarët tanë është dashur të udhëtojnë në rajon e më tej. Kjo është një rikthim i dinjitetit për pacientët dhe familjet e tyre. Kjo do të jetë e vetmja pajisje në rajon, e cila do të ofrojë shërbime edhe për qytetarët e rajonit”, ka thënë ajo.

I pranishëm ishte edhe ministri i dikasterit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili këtë e ka cilësuar si shpresë për qytetarët këtë donacion.

“Janë mbi 300 qytetarë që brenda vitit kanë shkuar duke kërkuar jashtë vendit duke kërkuar për këtë lloj diagnostikimi. Në çdo skanim që do të bëhet me këtë aparaturë moderne, e vetmja në rajon në shëndetësinë publike, do të sjellë shpresë në detektimin e hershëm dhe trajtimin adekuat, duke shpëtuar edhe shumë jetë”, ka thènë ministri Vitia. /EO

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika